Politikë

“Pensionet”/ Pas Italisë, Shqipëria rinis marrëveshjen me Greqinë

Pritet që nga kjo marrëveshje të përfitojnë shqiptarët dhe grekët.

I.F
“Pensionet”/ Pas Italisë, Shqipëria rinis
Luela Hajdaraga dhe Niki Kerameos

ATHINË- Shqipëria dhe Greqia kanë nisur bisedimet për të realizuar një marrëveshje mes dy vendeve për të njohur pensionet. Anbasadorja shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga është takuar me ministrin grek të punës dhe çështjeve sociale Niki Kerameos. Në fokus të këtij takimit ishte bashkëpunimi mbi gjetjen e rrugëve dhe strategjive të përbashkëta për zgjidhjen e një sërë problematikash që shqetësojnë shërbimet sociale në të dy vendet.

Pritet që nga kjo marrëveshje të përfitojnë shqiptarët dhe grekët. Po ashtu si me Italinë, në këtë marrëveshje do të zbatohet i njëjti protokoll, llogaritet të përfitojnë mbi 800,000 shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

“Pensionet”/ Pas Italisë, Shqipëria rinis

Marrëveshja, pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies sociale të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe në forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e mbrojtjes sociale dhe sigurisë shoqërore. Deri tani shteti shqiptar ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Ky dakordësim bën të mundur që të mos humbasin vitet e kontributeve dhe shtetasit të përfitojnë pension nga të dyja vendet.

Në tetor u arrit marrëveshja me Italinë, ku një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje. Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032. Ndërkohë, pritet që Shqipëria të finalizojë një marrëveshje të njëjtë edhe me shumë shtete të tjera ku ka prani të emigrantëve shqiptarë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB