Politikë

Berisha kërcënon me jetë policin e FNSH: I nxorre armën Luan Baçit, nuk do kesh vend mbi tokë

Duke folur në tubimin e përnatshëm nga ballkoni i tij, Berisha ka bërë deklarata të ashpra, duke kërcënuar drejtpërdrejt efektivin.

M.M
Berisha kërcënon me jetë policin e FNSH: I nxorre armën Luan
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot efektivin e sigurisë Altin Muço për nxjerrjen e një arme ndaj deputetit Luan Baçi gjatë një incidenti në Kuvend. Duke folur në tubimin e përnatshëm nga ballkoni i tij, Berisha ka bërë deklarata të ashpra, duke kërcënuar drejtpërdrejt efektivin.

“Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Nuk të mbron njeri ty! Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot. Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, tha Berisha.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur fizikisht jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Përplasjet nisën pasi deputetët e opozitës kërkuan largimin e FNSH nga oborri i Parlamentit, pasi sipas ligjit ata nuk lejohen në instuticion. Deputetëve të opozitës iu bashkuan edhe protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu PD pretendon se deputetët u kanosën me armë zjarri nga një efektiv i FNSH-së, ndaj për këtë qëllim do bëjë kallëzim në SPAK për Elisa Spiropalin, Ilir Prodën, Ervin Hoxhën, e Tonin Vocajn dhe të tjerë drejtues të Policisë së Shtetit. Ndërsa mësohet se socialistët, pasi përfundoi seanca plenare janë larguar nga salla e Kuvendit duke dalë nga dera e pasme në drejtim të Akademisë së Shkencave./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB