Politikë

"Kaos" apo "paqe" në seancën e radhës?/ Salianji dhe Çyrbja tashmë 'ish-deputetë", Mano dhe Meka marrin detyrën javën e ardhshme!

Nuk dihet nësë deputetët e rinj do të priten me ‘kaos’ apo me ‘paqe’ në ambjentet e Kuvendit të Shqipërise në ditën e parë të detyrës së tyre të re.

M.M
"Kaos" apo "paqe" në seancën e radhës?/
Mano, Cyrbja, Meka dhe Salianji

TIRANË- Nuk dihet nëse në Kuvend edhe në seancën plenare të javës së ardhshme do të mbizotërojë kaosi ashtu si ditën e sotme. Por pritet që në seancën e radhës plenare, Andrea Mano të zëvendësojë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji ndërsa Erjon Meka pritet të zëvendësojë Jurgis Çyrbjan në grupin Pparlamentar socialist.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për Salianjin pak javë më parë, duke rënë dakort kështu me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg, për “Kallëzim të rremë” mbi çështjen “Babale”. Akt ky që shënoi edhe shkarkimin e tij nga posti i deputetit, për ti lënë vendin Andrea Manos i cili dorëzoi në KQZ formularin e dekriminalizimit.

“Unë jam në fazën që kam marr një shkresë nga KQZ-ja për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD-së dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD-së”, deklaroi Mano.

Duket se në të njëjtën situatë ndodhet edhe kampi socialit ku pritet që Erjon Meka të ‘rrëmbejë’ karrigen e Jurgis Çyrbjas, pasi ky i fundit dha dorëheqen si deputet. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi KQZ-në për krijimin e vakancës pasi Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit. Nuk dihet nëse deputetët e rinj do të priten me ‘kaos’ apo me ‘paqe’ në ambientet e Kuvendit të Shqipërise në ditën e parë të detyrës së tyre të re./ ZËRI

Poll

MOS HUMB