Politikë

Rama sot në OKB! Fjalimi para Asamblesë së Përgjithshme, çfarë pritet të flasë kryeministri

Rama ndodhet prej së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjalimi i tij në OKB është parashikuar të mbahet sot, 25 shtator, rreth orës 17:00.

zh.ll
Rama sot në OKB! Fjalimi para Asamblesë së Përgjithshme,
edi rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të debatit të përgjithshëm.

Rama ndodhet prej së shtunës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa fjalimi i tij në OKB është parashikuar të mbahet sot, 25 shtator, rreth orës 17:00.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë temat kryesore që kryeministri do të trajtojë gjatë fjalimit, teksa një prej çështjeve që mund të marrë vëmendje është situata e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjatë këtyre ditëve, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Agjenda e kryeministrit Rama përfshin gjithashtu takime dhe aktivitete të nivelit të lartë me përfaqësues të politikës, biznesit dhe organizatave ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillon punimet e saj nga 22 deri më 28 shtator. Gjatë kësaj vizite në SHBA, kryeministri Edi Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB