
Edi Rama
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të nis së shpejti seanca e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës. Rama para fillimit të seancës parlamentare u takua me homologun e tij Albin Kurti. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe dy kryetarët e kuvendeve, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët që do të nisë në orën 11:00 në Prishtinë. Kjo është mbledhja e dytë që realizohet mes dy qeverive. /ZËRI
Poll