
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti një mbledhje të jashtëzakonmshme të qeverisë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se takimi u zhvillua për të diskutuar për buxhetin e vitit 2025. Deri më tani nuk janë dhënë më shumë detaje rreth kësaj mbledhje, por mësohet se 1.4 miliardë lekë do t’i kalojnë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe 500 milionë lekë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vota e diasporës do implementohet për herë të parë këto zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare të ardhshme, do të zhvillohen më 11 maj 2025. Data e zgjedhjeve u dekretua nga presidenti Bajram Begaj më (5 dhjetor 2024).
Qeveria ka vendosur t’i japë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve buxhetë shtesë vetëm për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë. KQZ-ja dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. /ZËRI