Politikë

U përplas fizikisht me Agron Shehajn Noka: Po përdoret nga “Rilindja”

Përplasja e ashpër mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputetit të pavarur, Agron Shehaj ndodhi pasi, ky i fundit mbante prej orësh të bllokuar Foltoren e Kuvendit

I.F
U përplas fizikisht me Agron Shehajn Noka: Po përdoret nga
Agron Shehaj dhe Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për përplasjen fizike me deputetin Agron Shehaj. Noka ka publikuar një foto të Shehajt me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia, ku shkruan se i qëndron fjalëve që i ka thënë kreut të Partisë Mundësia”, në Kuvend se po përdoret nga “Rilindja” dhe është ushtar i Veliajt dhe Engjëll Agaçit.

““T’i bëjmë opozitë opozitës” është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve. Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga #Rilindja. I qëndroj fjalëve që i thashë në sy. Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t’i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit”, shkruan Noka.

Përplasja e ashpër mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputetit të pavarur, Agron Shehaj ndodhi pasi, ky i fundit mbante prej orësh të bllokuar Foltoren e Kuvendit. Noka ka shkuar dhe ka kërkuar që të mbajë fjalën nga vendi ku ishte vendosur Shehaj. Këtë të fundit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë.

Pas ngjarjes në sallë, jashtë Kuvendit Agron Shehaj ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike! Shehaj pranoi se ka pasur komunikime me PD-në, por pas ditës tashmë gjithçka zerohet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB