
TIRANË- Pas 14 orësh seancë parlamentare, ku pati tensione dhe debate të shumta, Kuvendi miratoi anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje të marra nga qytetarët prej vitit 2014. Seanca që nisi në orën 10 të mëngjesit, u mbyll pas orës 12 pas mesnate, ku mazhoranca dhe opozita votuan në parim projektligjin e qeverisë. Por, disa nga amendamentet e Partisë Demokratike, për faljen e detyrimeve të energjisë elektrike dhe ujit u rrëzuan.
Pasi Partia Socialiste votoi kundër për dy amendamentet e demokratëve, si shenjë proteste këta të fundit nuk morën pjesë në votimin në tërësi të draftit, i cili u miratua me 73 vota nga mazhoranca.
Votimet në Kuvend:
Akti normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar- 79 pro; 1 abstenim 0 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”” – 72 pro; 0 abstenim; 8 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”- 81 pro; o abstenim; 0 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për veprat penale që lidhen me pasurinë kulturore, bërë në Nikosia më 19.5.2017”- 80 pro; 0 abstenim; 0 kundër
Projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”- 73 pro; 1 abstenim (Bujar Leskaj); 0 kundër
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”- 74 pro; 6 abstenim; 0 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar””, i ndryshuar- 74 pro; 0 kundër; 6 abstenim
Projektligji “Për anulimin e masave administrative”- (në parim) 81 pro; 0 abstenim; 0 kundër. Vota pro nga opozita: Leskaj; Hoti; Vokshi; Tabaku; Sula; Dhori
(në tërësi) 73 pro; 0 kundër; 0 abstenim
Propozimi i PD: 7 pro; 1 abstenim; 73 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar- 71 pro; 2 abstenim; 8 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”- 73 pro; 0 abstenim; 6 kundër
Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar- 72 pro; 0 abstenim; 0 kundër
Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Hartimin e Reformës “Pakti për fëmijët”- 2 pro; 4 abstenim; 67 kundër (PS) /ZËRI