Politikë

Rama mban në pritje socialistët për qeverinë e re por kush janë ministrat më jetëgjatë të 3 mandateve

Qeveria është zyrtarisht me pushime, por para se të shijonin verën deputetë e rinj dhe ministrat u ‘testuan’.

F.I
Rama mban në pritje socialistët për qeverinë e re por kush
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Vjeshtë e ‘nxehtë’ për politikën! Në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare, ku pjesë e Kuvendit do të jenë edhe shumë deputetë të rinj, të zgjedhur për herë të parë, nga forca të ndryshme politike.

Në Partinë Demokratike priten përplasje mes palëve ku beteja kryesore do të përqendrohet për postet e tjera, përveç atij të kryetarit, që deri tani është mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Debatet brenda PD-së kanë filluar tashmë dhe shtatori pritet të jetë muaji ku opozita do të përcaktojë drejtimin e saj politik, si në raport me Parlamentin ashtu edhe në organizimin e brendshëm.

Po edhe krahu tjetër, ai i Partisë Socialise është në ‘ethe’. Qeveria është zyrtarisht me pushime, por para se të shijonin verën deputetë e rinj dhe ministrat u ‘testuan’.

Në fund të korrikut kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat e kabinetit qeveritar, për të analizuar punën e tyre. Detyra ishte të monitoronin në terren aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, një nismë kjo e para pas fitores së mandatit të katërt. Si duket kjo do të jeta edhe prova e parë për ministart e rinj apo aktualët, e cila do të ‘vulosë’ postin e tyre në Kuvend.

Të angazhuar të rinj e të vjetër, askush nuk ka asgjë të sigurt. Tre janë ministrat më jetëgjatë në tre mandate. Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite, Ogerta Manastirliu me 8 vite dhe Belinda Balluku me 6 vite.

Konkretisht, Rama ndau detyrat: Ogerta Manastirliun dhe Arbian Maznikun për të bërë analizën administrative dhe të burimeve njerëzore të Bashkisë.

Belinda Balluku dhe Anila Denaj për shërbimet publike, auditimin e financave- ministrin Arben Malaj, ndërsa Blendi Gonxhja, së bashku me drejtorin e transportit në Bashki, do të drejtonin grupet që do të fotografonin hapësirat publike, parkingjet, por edhe trafikun. 

Rama vendosi që për hapësirat publike në Tiranë do kujdeseshin posaçërisht kryetarja e komanduar e bashkisë Tiranë Anulea Ristani dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu. Ndërkohë, Mirela Kumbaro u angazhua në krye të inspektime në Vlorë për hapësirat publike në plazhe dhe ndotjen mjedisore.

Po vetëm në fund të gushtit do të mësohet se si kanë performuar dhe sa e kanë bindur Ramën për të marrë edhe një mandat tjetër si ministre në qeverinë "Rama katër"./ZËRI

Poll

MOS HUMB