Politikë

Rama mban fjalën në OKB: IA nuk do të ndalojë njerëzimin, ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama e nisi fjalën e tij me Inteligjencën Artificiale dhe rreziqet e përdorimit të saj nga shtetet apo aktorë të tjerë.

F.I
Rama mban fjalën në OKB: IA nuk do të ndalojë
Edi Rama

SHBA-Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Rama e nisi fjalën e tij me Inteligjencën Artificiale dhe rreziqet e përdorimit të saj nga shtetet apo aktorë të tjerë. Kreut i qeverisë ndau një mezash, ku u shpreh se: rreziku më i madh nuk është se IA do të ndalojë njerëzimin, por rreziku është që mund të bindë njerëzit e gabuar. Rama deklaroi se Shqipëria solli e para një ministre me IA, Diellën, por algoritmi nuk mban mandat.

Edi Rama: Ne jemi një komb që po e jetojmë të ardhmen, të cilën shumë po e debatojnë. Unë kam një mesazh të thjeshtë dhe këtë ua detyrohemi të gjithë juve: rreziku më i madh nuk është se IA do të ndalojë njerëzimin, por rreziku është që mund të bindë njerëzit e gabuar. Debati publik zgjon makina që zgjojnë ambicie dhe që kthehen kundër krijuesit dhe, në fakt, ai u shërben ambicieve të të tjerëve. Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me IA, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës. Asnjë algoritëm nuk mban mandat. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor.

Gjatë këtyre ditëve, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Agjenda e kryeministrit Rama përfshin gjithashtu takime dhe aktivitete të nivelit të lartë me përfaqësues të politikës, biznesit dhe organizatave ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillon punimet e saj nga 22 deri më 28 shtator. Gjatë kësaj vizite në SHBA, kryeministri Edi Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar shqiptar./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB