
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se drejtësia po godet këdo, qoftë nga e majta apo nga e djathta. Ai tha se nuk ndjen asnjë përgjegjësi për askënd që shkel ligjin. Ai tha se reforma në drejtësi që u udhëhoq nga Partia Socialiste po jep “frytet” e saj si asnjëherë më parë në historinë e këtij vendi.
"Për herë të parë në historinë e Shqipërië po merren të pandehur njerëz të lidhur me pushteti me politikën kjo është ajo që unë kam monitoruar dhe kam thënë që dua një drejtësi të godasë majtas dhe djathtas. Patjetër që drejtësia ka probleme edhe SPAK ka probleme, që po konstatohen dhe në progresraport që ne kemi për të përmbushur. Por ama sot Shqipërisë iu është hapur drita e shpresës se të gjithë ajën të barabartë para ligjit", tha Rama.