TIRANË- 'Seanca live'- kjo është kërkesa nga figura të politikës shqiptare, ndodhur në qeli apo në arrati, çështjet e të cilëve po shqyrtohen në seancat në Gjykatën e Posaçme. Kjo kërkesë ka marrë përgjigje nga drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore. Vetë kreu i qeverisë Edi Rama gjatë prezantimit të ndyshimeve në nene, u shpreh se seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt duke mbrojtur të drejtat e të tretëve dhe viktimave.
Edi Rama: Palët duhet që të njoftohen, të paraqesin kërkesat e tyre dhe të dëgjohen. Risia më e rëndësishme e kësaj pakete nuk është vendosja e arsyes mes të drejtës dhe hetimit. Prova e marrë në shkelje të ligjit, nuk mund të përdoret. Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt. Gjyqtari që cakton vendimin, oficeri që abuzon me flagrancën, rrjedhjen e informacionit, duhet që të përgjigjen personalisht.
Më herët gjatë muajit prill 2026, ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tashmë është në arrest shtëpie, kanë kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tyre të transmetohen live, me argumentin se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit. Prokurorët u shprehën dakort, por kërkuan që të mbroheshin dëshmitarët./ZËRI
