Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal-Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet

Duke prezantuar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, Rama theksoi gjithashtu se për hapjen e të dhënave do të nevojitet vendim gjykate.

F.I
Ndryshimet në Kodin Penal-Rama: Jo kontroll të celularëve pa
Edi Rama

TIRANË-Mes ndryshimeve në Kodin e ri Penal janë edhe marrja në pyetje e personave në hetim. Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Duke prezantuar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, Rama theksoi gjithashtu se për hapjen e të dhënave do të nevojitet vendim gjykate.

Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që thirret si person në dijeni do të ketë të drejtën e thirrjes së një avokati. Çdo deklarim i marrë nën torturë, do të jetë i pavlefshëm, vijoi kryeministri.

Edi Rama: Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike. Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ata hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet. E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale.

Poll

MOS HUMB