Politikë

'Zvërneci'-Qytetarët para Kryeministrisë/ Rama nga Berati: Protestohet në Tiranë, por për çfarë?!

Kreu i qeverisë u shpreh se Zvërneci ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë.

F.I
'Zvërneci'-Qytetarët para Kryeministrisë/ Rama nga
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat në kuadër të 35 vjetorit të Partisë Socilaiste, ku teksa foli për transformimin e qytetit u ndal edhe tek protesta që po zhvillohet paralel në Tiranë kundër ndërtimin në Zvërnec. Rama u shpreh se askush nuk po e shkatërron natyrën dhe se pretendimet e ngritura vijnë nga dezinformimi i qytetarëve të përfshirë emocionalisht. Kreu i qeverisë u shpreh se Zvërneci ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: Që mund ta arrijë vetëm keqdashja ndaj këtij vendi, e kombinuar me ata që e duan këtë vend, por të përfshirë emocionalisht dezinformohen. Ka një protestë në Tiranë, për të mbrojtur mjedisin, por kush po e shkatërron natyrën?! Kush e ka hequr Zvërnecin zonë e mbrojtur?! Zvërneci ka qenë dhe do të jetë zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë. Ajo ka qenë dhe do të jetë zonë e mbrojtur.

Ndërkohë qytetarët janë mbledhur në sheshin kryesor të Tiranës, në një protestë kundër projektit në zonën e Zvërnecit, i cili ka Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”, banorët marshuan nga Ministria e Brendshme tek Kryeministria, ku kërkuan anullimin e projektit.

Poll

MOS HUMB