Politikë

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”

Ndërkohë Kushtetuesja ka pranuar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet.

F.I
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor
Charles McGonigal

TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me dy kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Sipas vendimit të Kushtetueses, është rrëzuar kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal. Ndërkohë Kushtetuesja ka pranuar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me zgjedhjet.

Çështja shkoi në Kushtetuese pasi mazhoranca refuzoi kërkesën e opozitës. Kërkesa u bë në Kushtetuese nga 1/4 e deputetëve të PD-së, pas refuzimit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor

Ç'ka ndodhur me çështjen 'McGonigal' deri tani?

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua me 4 vite lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Në publikimin e dosjes së plotë dhe aktakuzës me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./ZËRI

Poll

MOS HUMB