Politikë

'Zvërneci'/ Rama: Për herë të parë në 35 vite, mediat greke janë me ‘shqiponjat’

Rama ka publikuar video-deklaratën e Gurit, ku shprehet se reagimet nga Greqia vijnë në një moment kur Shqipëria po synon majën e turizmit, me një projekt marramendës

F.I
'Zvërneci'/ Rama: Për herë të parë në 35
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për investimin në Zvërnec të Vlorës pas një deklarate të kryetarit të Diasporës në Greqi, Edmond Guri. Rama ka publikuar video-deklaratën e Gurit, ku shprehet se reagimet nga Greqia vijnë në një moment kur Shqipëria po synon majën e turizmit, me një projekt marramendës, që sipas tij nuk e ka asnjë vend. Kreu i qeverisë thekson se kjo është edhe hera e parë në 35 vjet që në mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, shfaqen shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga projekti që do të sjellë përfitime ekonomike.

Edi Rama: “35 VJET S’E KAM PARË KURRË KËTË MOBILIZIM”

Eh vëllai im, po normal, sepse për herë të parë në 35 vite Shqipëria po synon Olimpin e turizmit me një projekt marramendës, që nuk e ka askush në këtë anë të botës. E tani që projektit po i afrohet dita e daljes në dritë, dolën shqiponjat të mbrojnë atdheun nga 4 miliardë Eurot investim të partnerëve amerikanë e katariotë

Dhe për herë të parë në 35 vjet, mediat greke dhe faqet me miliona ndjekës në Greqi, janë me shqiponjat për të shpëtuar atdheun tonë nga ardhja e hoteleve më prestigjiozë të botës, nga 10 mijë vende pune cilësore, nga rritja e prodhimit të përgjithshëm kombëtar me 4% deri në 2030, rritja e të ardhurave për frymë, rritja e pagave e pensioneve (si në Malin e Zi  për shembull largqoftë), nga rritja e vlerës së pronës së çdo vlonjati e jo vetëm, nga zgjerimi i zinxhirit të vlerës për bujqit, peshkatarët, shoferët e me radhë të gjithë subjektet e lidhura me atë zinxhir, nga personazhet botërore të artit, sportit, modës, biznesit, që do vinin e do flinin, disa edhe do blinin edhe shtëpi në Vlorë…

Po lëri këto, po pse pak është shpëtimi i Shqipërisë nga rritja e mëtejshme e imazhit ndërkombëtar, e cila edhe kaq edhe u teprua shumë, se në sytë e botës Shqipëria duhet të jetë mafie, korrupsion, llum. Prandaj të gjithë shqiponjat në protestë sot, se mbulimin nga media greke e keni të garantuar, dy zogj me një gur dmth.

Po sot Rama u shpreh se partia e re e Tsipras, ka kontribuar në transformimin e një incideti, siç au e quan 'të izoluar në një çështje me rëndësi më të gjerë politike'. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu keqardhjen për dhunën ndaj minoritarit grek, ndërsëa sqaroi ish-liderin e Greqisë se megjithatë rrethanat u sqaruan shpejt. 

Poll

MOS HUMB