Politikë

Rama liston investitorët në Zvërnec: Markat luksoze si "AMAN Hotel" dhe "Cheval Blanc"

Në vijim, kreu i qeverisë paralajmëroi se pengesat ndaj projekteve të tilla mund të sjellin pasoja ekonomike, duke krahasuar situatën me zhvillimet në Mal të Zi dhe projektin e Porto Montenegros.

zh.ll
Rama liston investitorët në Zvërnec: Markat luksoze si "AMAN
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi sot për protestën dhe zhvillimet e fundit në Zvërnec, duke theksuar sipas tij, rëndësinë e projekteve të mëdhë të investimve të huaja në vend. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se projekte të tilla mund të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.

Rama u ndal te marrëveshjet me markat ndërkombëtare luksoze, teksa përmend “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc”. Në vijim, kreu i qeverisë paralajmëroi se pengesat ndaj projekteve të tilla mund të sjellin pasoja ekonomike, duke krahasuar situatën me zhvillimet në Mal të Zi dhe projektin e Porto Montenegros.

"Dhe po ju them dhe këtë, sot që flasim, investitorët kanë marrëveshje me “AMAN Hotel’’, “Cheval Blanc”, është brandi më ekskluziv sot i cili është në Paris, është në Venecia, do vijë dhe në Vlorë, nëse së bashku do t’ia sigurojmë mirëseardhjen, nëse do vazhdoni dhe ca ditë kështu, atëherë e dini çfarë do ndodhë? Do ndodhë tragjedia e Porto Montenegros, po në përmasa të kësaj kohe.

Porte Montenegro që bëri fatin e Malit të Zi u ndërtua nga dikush që u sorollat nëpër Shqipëri me vite dhe ‘’e hidhnin dhe e prisnin’’. Donte të bënte portin e Durrësit dhe vajti në Mal të Zi dhe sot Mali i Zi i ka pagat më të larta dhe të ardhurat për frymë, më të lartat në këtë rajon, falë atyre investimeve që nuk pati frikë t’i bëjë dhe që nuk ua vuri ‘’shqelmin në fyt’’, natyrisht investitorëve. Çfarë do zgjedhim? Do zgjedhim të rrimë ta shikojmë akoma Malin e Zi nga prapa apo do zgjedhim që të parakalojmë edhe Malin e Zi dhe të tjerët që janë të shqetësuar për këtë projekt? Si do ta bëjmë këtë zgjedhje?", tha Rama.

Poll

MOS HUMB