Politikë

Berisha nga Kuvendi: Po largoni investitorin e vetëm të huaj në 13 vite në Shqipëri

F.I
Berisha nga Kuvendi: Po largoni investitorin e vetëm të huaj në
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar nga Kuvendi mbi investimin në zonën e Zvërnecit, shoqëruar me protesta e dhunë. Berisha përsëriti se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja në vend, por sipas tij qeveria kërkon ti pengojë.  Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Berisha deklaroi se prej 13 vitesh Shqipëria nuk ka tërhequr investitorë të rinj të huaj dhe se asnjë tender nuk është fituar nga kompani europiane, duke u shprehur se tani kemi një investitor të huaj.

Sali Berisha: E patë edhe vetë në gjuhën e tij, kur tha se do të shkonte në katund. Në katund, jo në qeli. Thuajani atij!
Thuaju qytetarëve që të votuan: ‘Tani po largohem për shkak të mëkateve të mia’, sepse kemi të bëjmë me një zinxhir të pafund hipokrizie. Njësoj si duart e kapura në qark. Erdhi sot këtu? U shfaq? Ku është? Ku e keni? I dha një mbështetje këtij tjetrit këtu dhe vazhdoi mashtrimin e tij.

Por, në gjithë këtë histori, çfarë kemi? Investitori i vetëm i huaj në 13 vite po përballet me përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria. Po jua them qartë: prej 13 vitesh nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në tokën shqiptare.
Sipas ‘Europe Tender’, asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompani europiane. Mos e harroni këtë fakt. Një prej kompanive më të fuqishme, e cila do të ndërtonte një resort turistik në Gjirin e Lalzit me vlerë 1.5 miliardë euro, u përball me pengesa dhe presione të vazhdueshme deri në largimin e saj. Pronari i saj priste në zyra për zgjidhje, por pa rezultat.
Sot nuk kemi asnjë investitor të huaj të rëndësishëm. Çfarë po ndodh? Cili është qëndrimi i Partisë Demokratike?
Qëndrimi ynë është i qartë: ne besojmë se investimet e huaja janë jetike për zhvillimin e Shqipërisë. Gjatë periudhës kur qeverisëm vendin u realizuan investimet më të mëdha në historinë e Shqipërisë. Vetëm në sektorin energjetik investimet arritën në rreth 2 miliardë euro. U realizuan projekte historike si Trans Adriatic Pipeline (TAP), Kaskada e Devollit dhe projektet energjetike në lumin Fan.

Nga viti 2008 deri në vitin 2013, investimet e huaja varionin nga 1.2 deri në 1.4 miliardë euro në vit.
Ndërkohë sot, Partia Demokratike vazhdon të mbështesë investimet e huaja, por ju po largoni të vetmin investitor të huaj që ka mbetur në Shqipëri. Mbajeni shënim këtë. Vetë ai tha: ‘Ju më votuat mua’. Pra, e hoqi maskën. E pranoi hapur.

Poll

MOS HUMB