Politikë

Pasdite bisedime për Zvërnecin në Vlorë! Rama nga Tivati: Pas protestës janë iranianët

Sipas Ramës, po zhvillohet një luftë hibride, pas së cilës pretendon se janë iranianët

F.I
Pasdite bisedime për Zvërnecin në Vlorë! Rama nga Tivati:
Edi Rama

MALI I ZI-Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Zvërnecin. Ai përsëriti se s’ka projekt dhe si rrjedhojë, as arsye për t'u shqetësuar. Sipas Ramës, po zhvillohet një luftë hibride, pas së cilës pretendon se janë iranianët që po ushqejnë narrativën se bëhet fjalë për marrëveshje të fshehta mes kryeministrit, Benjamin Netanyahut dhe Kushnerit për të vendosur palestinezët në Zvërnec.

Edi Rama: S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë. Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjetra të përfshirë në sulme. Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar.

Ndërkohë kreu i qeverisë pritet të zhvillojë rreth orën 17:00 një bisedë me banorët e zonës së Zvërnecit në lidhje me projektin e resortit turistik, që ka nxitur protesta në Tiranë dhe disa rrethe.

Poll

MOS HUMB