Politikë

Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvënec, Rama nga Porto Montenegro: S’bëhet llaf, ta harrojnë se na kalon prapë huq topi

Me një video nga ‘Porto Montenegro’, Rama thekson se projektet madhore do të ecin përpara pavarësisht kundërshtimeve.

F.I
Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvënec, Rama
Edi Rama

MALI I ZI-Teksa në Tiranë mijëra qytetarë po protestojnë kundër ndërtimit të resoritit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e pranuan në Shqipëri. Me një video nga ‘Porto Montenegro’, Rama thekson se projektet madhore do të ecin përpara pavarësisht kundërshtimeve.

Rama është shprehur se ata që s'ja duan të mirën Shqipërisë, 'ta harrojnë se se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane', duke nënkuptuar se qeveria s'do të tërhiqet nga investimi.

REAGIMI:

Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga Shqipëria. O çuna, goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prapë huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane.

Kryeministri Rama ndodhet në Malin e Zi për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tivar.

Poll

MOS HUMB