TIRANË- Një debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvend mes kreut të grupit të PS-së, Taulant Ballës dhe kreut të PD-së, Sali Berisha, mbi investimin në Zvërnec.
Balla i kujtoi opozitës humbjet e njëpasnjëshme elektorale, duke thënë se me kryeministrin Edi Rama, Berisha dhe PD-ja kanë humbur 8 herë rresht. Ai theksoi se investimi në Zvërnec është historik për Shqipërinë dhe se ata që kundërshtojnë këtë projekt janë kundër interesit kombëtar.
Nga ana tjetër, Berisha akuzoi mazhorancën për mashtrime dhe i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga antimitingu, dhuna ndaj protestuesve paqësorë.
Taulant Balla: Z.Berisha, ne ju kemi mundur në betejat elektorale. Me Ramën, ju kemi mundur 8 herë rresht, do ju mundim sërish, do ju mundim edhe në 2029. Nuk kemi antimiting, por ne kemi festë ditëlindjeje. Nuk ka antimiting. Bëni mirë të vendosni mend. Investimi në Zvërnec do realizohet se Shqipëria nuk mund të humbasë këtë shans. Është investim historik. Ata që dalin kundër investimit janë kundër interest kombëtar.
Sali Berisha: Ju mashtroni publikisht. Hiqni dorë nga antimitingu. Hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesit paqësorë. Hiqni dorë edhe nga përdorimi i asaj që quhet opozitë e opozitës.
PS po zhvillon antimiting për Zvërnecin. Po bëheni si në kohën e Ramiz Alisë, që dërgoni mesazhe që mos të dalin qytetarët në protestë. Hiqni dorë nga praktika e antimitimgjeve. Çoni mesazhe tek administrata që mos dalin në protestë. Sot e tutje nuk do quhesh më “Spahiu”, por “Mëkati”.