TIRANË-Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një replikë me opozitën gjatë seancën plenare lidhur me protestat kundër projektit në Zvërnec, i ka akuzuar demokratët se po bëjnë një teatër të shëmtuar. Demokratët akuzuan Partinë Socialiste për dhunë ndaj të rinjëve dhe pretendojnë se mazhoranca po tenton të përçajë protestën për Zvërnecin. Lamallari u shpreh se opozita nuk i frymëzon dhe është turp.
Besfort Lamallari: Të çohesh në 1 minutë heshtje në nder të policit dhe të vijosh me këtë teatër të shëmtuar. Ruaj zot shqiptarët nga ata njerëz të paskrupujt me maska që janë të gatshëm të ecin mbi viktima vetëm për qëllimin e tyre populist. Po ju s’keni lidhje me atë protestë, ata ju përbuzin. Është një teatër që unë e përbuz. Mund të shkoni në protestë të kapin ndonjë reels, por nuk keni lidhje me atë protestë, nuk frymëzoni. Po komunikoja me drejtuesin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit i cili më njoftoi se efektivi është jashtë rrezikut për jetën. Do të bëhet gjithë vlerësimi i situatës, do të merren të gjitha masat, administrative, ligjore. Nëse vazhdojmë më këtë teatër, turpi qoftë me ju, është më e rëndësishme te jem në spital të vizitoj policin, se të rrije me një shoë të shëmtuar që qytetarët e përbuzin.