TIRANË- Gjatë një konference për shtyp me gazetarët e Bashkimit Evropian, Kryeministri Edi Rama, komentoi ngjarjet e fundit rreth projektit në Zvërnec dhe protestat që po zhvillohen për shkak të tij.
Sa i përket protestave, Rama deklaroi se Shqipëria është sot një vend i lirë ku qytetarët mund të protestojnë pa pengesa, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet e rëndësishme të dekadës së fundit.
Teksa foli për protestat, kreu i qeverisë solli në vëmendje atë të zhvilluar në Zvërnec, ku u regjstrua incidenti me protesuesin që u mor zvarr nga rojet e sigurisë private. Ai shtoi se protestat e tjera u nxirën prikërisht nga ky akti i shëmtuar.
Ndërkohë, Rama theksoi edhe një herë se nuk ka ende një projekt. Ai tha se protestuesit kundërshtojnë projektin, por që sipas tij, nuk ka ende një të tillë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Së pari, kjo është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta. Dhe e di mirë e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, di shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard jo në shekull më parë por vetëm më pak se 20 vjet më parë, ose më saktë në 2011 janë vrarë 4 protestues me armë sulmuese që i kishin vënë në shënjestër nga kjo ndërtesë. Kështu që për mua është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori.
Dhe është vërtet diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem, edhe se mund të duket gjëja më e vogël, nuk është kështu është tjetër arritje e kësaj dekade, për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. E dyta, kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një rojë sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim që prej një jave apo më shumë, për të cilin episod, morëm masat më të ashpra dhe më të shpejta. Roja është arrestuar. Drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte aty në terren dhe nuk ndërhyri për ta ndalur rojën është vënë në hetim.
Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Këtë kemi bërë. Dhe sigurisht akti i dhunës ndezi ndjenjat. Video u bë virale dhe çeli rrugën për më shumë ngritjen e pikëpyetjeve, pikëpyetje mbi pronën e projektin. Më pas befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë cek gjithçka, që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve apo shumë njerëzve. Edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë që janë tejet qesharake, po nuk dua të flas për mua. Numrat për mua janë mjaft modeste. Dua të flas për thelbin.
Gjërat ndryshuan se befas nuk ka projekt. Pra protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, e thashë e anulojmë në këtë moment po thashë nuk ka projet. Nuk ka të bëjë me mua, me Shqipërinë, por ka të bëjë me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysmë të vërtetat mund të bëhen gënjeshtra më të mëdha dhe ndezin të gjithë mjedisin që nuk është më mjedis ca kufijve, por në mbarë platformat. Ndërkohë që nuk qëndrojmë më te thelbi por diku gjetkë ku thuhen të gjitha gjërat e mundshme, por nuk kanë të bëjnë aspak me mua e ne. Jam i sigurt që të tjerë do të duan të pyesin.