Politikë

‘Po flas për Mallakastrën, dëgjo se është e rëndësishme’, Bardhi ndërpret deputetin, i drejtohet Peleshit: Na jep fjalën...

Bardhi mes fjalimit të Jahaj, kërkoi nga kryeparlamentari Niko Peleshi, fjalën për procedurë.

F.I
‘Po flas për Mallakastrën, dëgjo se është e
Gazment Bardhi dhe Klevis Jahaj

TIRANË- Kuvendi ka nisur seancën plenare me debate, mes opozitës dhe mazhorancës. Që në nisje të seancës, teksa deputeti i Mallakastrës, Klevis Jahaj mori fjalën për të shprehur shqetësimet e qytetarëve të zonës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokartike Gazment Bardhi i ndërpreu fjalën. Bardhi mes fjalimit të Jahaj, kërkoi nga kryeparlamentari Niko Peleshi, fjalën për procedurë.

Klevis Jahaj: Kjo seancë është nga më të rëndësishmet sepse sot kemi mundësi të tregojmë zërin e qytetarëv edhe mbështetësve. Kam shansin që sot të flas për Mallakastrën, për ato punë që janë bërë.

Gazment Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!

Klevis Jahaj: Është shumë e rëndësishme se po flas për Mallakastrën, prandaj duhet të dëgjosh pak.

Poll

MOS HUMB