TIRANË- Këtë të martë po diskutohet Reforma Territoriale në Komisionin e Ligjeve, ku nuk kanë muguar debatet mes palëve.
Deputetët e opozitës akuzojnë mazhorancën për mënyrën e konsultimit të projektligjit, me pretendimin se nisma e tyre është penguar qëllimisht. Ndërkohë që kryetari i Komsionit Ulsi Manja në përgjigje të tyre është shprehur se propozimet e opozitës janë diskutuar në mbledhjet e mëparshme.
Demokrati Saimir Korreshi ka vijuar kundërshtinë teksa bën thirrje për të dëgjuar qytetarët. Sipas tij, këshillat bashkiakë kanë votuar unanimisht kundër nismës së mazhorancës.
Pjesw nga debati:
Saimir Korreshi: Sot kemi njerëz në rrugë për këtë punë, kryetarë bashkish të majtë, të tredhur. Sepse gjithë kësaj kohe presioni ka qenë 10 për mosmbështetjen e kësaj nisme ligjore. Në të gjithë botën, edhe pse ka bashkia apo komuna me 1000-2000 banorë të shkrihen si gjalpë. Ato bashki që do të shkrihen, do të mbeten si kafaze pëllumbash. Nuk vihet në parlament me arrogancë se kemi 83 deputetë, sepse të gjithë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër nismës suaj ligjore. Janë 15 raporte bashkish që ju thoni se do t’i modifikojmë, por nuk janë plastelinë. Kështu që prisni nismën tonë ligjore. Kjo nuk është reformë, por nismë ligjore e njëanshme. Nëse doni të bëni diçka, hajde të ulemi, t’i dëgjojmë njerëzit. Kemi banorë të Bashkisë Divjakë që thonë se ua kanë hequr mandatin për këtë çështje. E premtja e zezë, ca quhet kjo 'e premtja besnike', pse nuk shkojnë deputetët të protestë të marrin nja dy muhabe, dy vezë surratit. Sepse i keni të majtë e të djathtë, unanimisht kundër dhe thonë që 'ua kemi hequr mandatin në këtë pikë'.
Ulsi Manja: I kemi diskutuar propozimet tuaja në dy mbledhje radhazi. Përse nuk merrni fjalën për të diskutuar në parim? Mund të shprehni mendimet tuaja politike si t’i doni. Kjo nuk futet në rend dite, e kemi diskutuar një herë. /ZËRI