Politikë

PIKANTE/ Rama u dorëzon 'Besën', socialistët shumë të përqëndruar, vendosin syzet për të lexuar manifestin

Teksa 'Besa' po shpërndahej dhe audio u mbyll, socialistët vendosën syzet, u pozicionuan dhe secili hapi direkt dokumentin sapo iu vendos para në tryezë.

F.I
PIKANTE/ Rama u dorëzon 'Besën', socialistët shumë
PAMJE NGA MBLEDHJA

TIRANË-Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij u prezantoi socialistëve dokumentin e ri politik të quajtur “Besa”, draft të cilin deputetët dhe ministrat do ta marrin me vete gjatë pushimeve për ta studiuar.

Por studimi nisi sa u mbyll fjala e Ramës. Teksa 'Besa' po shpërndahej dhe audio u mbyll, socialistët vendosën syzet, u pozicionuan dhe secili hapi direkt dokumentin sapo iu vendos para në tryezë. Edhe pse vetë Rama u tha se dokumenti është i gjatë dhe socialistët ishin kuriozë të shikonin menjëherë çfarë thuhej në të. Sipas kreut të qeverisë 'Besa' synon të nxisë reflektim brenda Partisë Socialiste pas protestave të fundit. Reflektimi mund të themi se u pa që në momentin e parë kur dokumenti u dorëzua, ku socialistët 'ulën' kokën për ta shqyrtuar paraprakisht, duke shfletuar çdo faqe. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Se çfarë do të vijë pas pushimeve, kjo mbetet për t'u parë!

Poll

MOS HUMB