Politikë

Përplasje në takimin e “Pranisë besnike”, aktivistja përballë Erion Braçes: Pensionistët i dalin në mbrojtje deputetit (VIDEO)

Gjatë takimit Lleshi i kërkoi llogari Braçes për mënyrën se si shteti po adreson problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

M.K.
Përplasje në takimin e “Pranisë besnike”, aktivistja
erjon brace

TIRANË- Këtë të premte teksa deputeti Erjon Braçe po zhvillonte mbledhjen në një nga zonat e Tiranës në kuadër të “Pranisë besnike”, aktivistja Arvina Lleshi u përfshi në një përplasje verbale me deputetin socialist.

Gjatë takimit Lleshi i kërkoi llogari Braçes për mënyrën se si shteti po adreson problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve. Aktivistja argumentoi se institucionet duhet të hartojnë politika konkrete në ndihmë të qytetarëve dhe jo vetëm të dëgjojnë shqetësimet e tyre gjatë takimeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në përballjen me deputetin ajo theksoi se shteti duhet të kishte ndërmarrë politika që u vijnë në ndihmë qytetarëve, “jo duke dëgjuar hallet çdo të premte”.

Situata u tensionua më tej gjatë takimit, pasi disa prej pensionistëve të pranishëm reaguan ndaj aktivistes dhe i kërkuan asaj të largohej nga mbledhja.

Pas përplasjes, Lleshi reagoi edhe në rrjetet sociale, ku shkroi: “U mërzitën patronazhistat dhe komunistat për përballjen me hajdutin e radhës. Shumica +65 vjeç”.

Aktivistja iu drejtua gjithashtu pensionistëve me pyetje lidhur me gjendjen e tyre ekonomike, duke i pyetur se sa e kishin pensionin dhe ku i kishin fëmijët.

Debati mes aktivistes dhe deputetit, si edhe reagimet e pensionistëve të pranishëm, shoqëruan takimin e kësaj jave në kuadër të “Pranisë besnike”, duke e kthyer mbledhjen në një përplasje të drejtpërdrejtë rreth problematikave sociale dhe mënyrës së adresimit të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB