Politikë

“Revolucioni Flamingo, u fabrikua”, Rama në OKB: Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama u shpreh se faji ishte i algoritmit, ku një narrativë e rreme për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli u përdor për të nxitur reagime te qytetarët.

F.I
“Revolucioni Flamingo, u fabrikua”, Rama në OKB: Qytetarët
Edi Rama

SHBA-Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara solli në vëmendje protestën e qytetarëve në Tiranë, të njohur si 'Revolucioni Flamingo'. Edhe në Asamblenë e OKB, Rama u shpreh se faji ishte i algoritmit, ku një narrativë e rreme për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli u përdor për të nxitur reagime te qytetarët.

Edi Rama: Keni ndjekur ose keni mësuar për Revolucionin Flamingo, narrativë të trilluar të një pushtimi izraelit të bregdetit shqiptar, pushtim që nuk ndodhi kurrë, u fabrikua dhe u përcoll përmes kanaleve që qytetarët u besonin tashmë. Qytetarët kanë arsye të protestonin por protestuan edhe kundër një armiku fantazmë. Frika u shndërrua në zemëratë, kjo në mobilizim dhe trillimi në realitet politik. Nuk ishte eksperiment politik, algoritmi nuk shpiku dhe ndezi urrejtjen por zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë.

Poll

MOS HUMB