TIRANË-Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar në mbledhjene Emergjencave Civile se në lidhje me situatën pas përmbytjeve në vend janë vendosur 50 milionë euro në dispozicion. Nga kjo shifër 15 milion euro do të shkojë dëmshpërblim për banorët e prekur, 5 për sigurimin e digave dhe rezervuarëve dhe 30 për emergjencat civile.
Petrit Malaj: Në programin e Emergjencave Civile kemi parashikuiar rreth 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë eurove që do të vihet në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhet nga strukturat përkatëse. Kemi fondin për degat dhe rezervuarët dhe lidhet me financimin e projekteve për sigurimin e digave e rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Vlera totale shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar.