TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë. Pas shtyrjes në muajin qershor, SPAK ka caktuar datën 23 dhjetor si afat për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kur pritet të kompletohet dosja për Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.
Kjo është hera e pestë që SPAK shtyn hetimet. Vonesa për kthim përgjigjeje e letërporosive që SPAK ka dërguar në Zivër është bërë shkak edhe këtë herë për pengesë në mbylljen e hetimeve për ish-numrin dy të qeverisë.
Për të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij, Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja ato hetohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI