Politikë

Përbërja e komisioneve, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare! PD 'u bind' dhe dorëzoi emrat

Në rend dite parashikohet votimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare.

zh.ll
Përbërja e komisioneve, Kuvendi mblidhet sot në seancë
kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, pas asaj të 18 shtatorit, ku qeveria e re u votëbesua brenda vetëm 25 minutave, për shkak të kaosit të krijuar nga opozita. Në rend dite parashikohet votimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Komisionet kanë mbetur jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës, dhe deri më tani janë miratuar vetëm kryetarët dhe nënkryetarët e propozuar nga PS.

Pas një periudhe ngërçi, Partia Demokratike njoftoi dje se ka dorëzuar zyrtarisht emrat për drejtimin e katër komisioneve që i takojnë asaj. PD kishte caktuar më herët drejtuesit dhe nënkryetarët për komisionet përkatëse, përfshirë edhe ata që drejtohen nga mazhoranca, por kishte refuzuar t’i depozitonte në Kuvend për shkak të kundërshtimeve ndaj rregullores së re parlamentare. 

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm pak para se të nisë seanca, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Gjatë mbledhjes u shqyrtua lista me emrat e propozuar për anëtarë dhe anëtarë zëvendësues të komisioneve, të paraqitur nga tre grupet parlamentare të opozitës. Ndërkohë, Partia Socialiste kishte dorëzuar propozimet e saj në mbledhjen e mëparshme të Konferencës. Listat u kaluan për miratim në seancën plenare, ku do të votohet për përbërjen e plotë të komisioneve të përhershme parlamentare.

Komisionet nën drejtimin e PS:

Milva Ekonomi - Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Eno Bozdo (nënkryetar)
Ulsi Manja - Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Oerd Bylykbashi (nënkryetar)
Bledi Çuçi - Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Klevis Balliu (nënkryetar)
Anila Denaj - Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Bledi Himci  (nënkryetar)
Blendi Klosi - Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Xhelal Mziu (nënkryetar)
Igli Hasani - Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Albana Vokshi (nënkryetare)
Fatmir Xhafaj - Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Ivi Kaso (nënkryetar)

Komisionet nën drejtimin e PD:

Luçiano Boci (kreyetar), Evis Kushi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet 
Bardh Spahia (kreyetar), Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar - Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Jorida Tabaku (kreyetar), Iris Luarasi (PS) Nënkryetare - Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 
Ina Zhupa (kreyetar), Erjon Malaj (PS) Nënkryetar - Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën /ZËRI

Poll

MOS HUMB