Politikë

Bojkotuan mbledhjen e shkarkimit, nga Gaz Paja tek Merkoçi, kush i doli në krah Veliajt

Gjatë procesit të votimit Merkoçi u largua nga salla.

F.I
Bojkotuan mbledhjen e shkarkimit, nga Gaz Paja tek Merkoçi, kush i doli
Aldo Merkoçi, Gaz Paja dhe Joleza Koka

TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendosi sot shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Shakarkimi i tij u miratua me bashkimin e votave të opozitës e mazhorancës, por kishte edhe nga ata që e kundërshtuan vendimin duke i dalë në krah Veliajt.

Aktori dhe këshilltari i Partisë Socialiste, Gaz Paja dhe anëtarja Joleza Koka nuk ishin farë të pranishëm në mbledhje duke bojkotuar kështu votimin. Nga ana tjetër edhe këshilltari i PS, Aldo Merkoçi, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se me propozimin për shkarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak ka tjetërsuar votën e qytetarëve.

Ai nënvizoi se sot këshilltarët po bëjnë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore. Gjatë procesit të votimit Merkoçi u largua nga salla./ZËRI

Poll

MOS HUMB