Politikë

"Për respekt të ditëlindjes"/ Sara Mile i premton urën, i moshuari: Edhe po se bëre, do e gjej kecin dhe...

Deputetja Sara Mila ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi me një të moshuar në fshatin Gracen të Elbasanit, i cili i kërkoi ndërhyrje për riparimin e një ure pranë banesës së tij.

zh.ll
"Për respekt të ditëlindjes"/ Sara Mile i premton
sara mile dhe i moshuari ne elbasan

ELBASAN- Nisma “Prania Besnike”, e propozuar nga kryeministri Edi Rama, po vijon të zhvillohet çdo të premte, me deputetët që zhvillojnë takime me qytetarë në zona të ndryshme.

Deputetja Sara Mila ka ndarë në rrjetet sociale një video nga takimi me një të moshuar në fshatin Gracen të Elbasanit, i cili i kërkoi ndërhyrje për riparimin e një ure pranë banesës së tij.

“Mendova direkt t’ja bëj surprizë për ditëlindje por 25 gushti është larg, ndaj iku si alternative”, shkruan deputetja krahas videos së publikuar.

Gjatë bisedës që dëgjohet nga video e publikuar nga vetë Mile, dëgjohet teksa kjo e fundit i kërkon t'i trekojë kartën e identitetit për të mësuar datën e ditëlindjes, duke i thënë se do të rikthehej për ta vizituar atë ditë. Nga ana tjetër, i moshuari i përgjigjet me humor, duke thënë se edhe nëse ura nuk do të ndërtohet, ai do ta presë me një kec.

Biseda gjatë takimit për ‘Praninë Besnike’:

Mile: Ma jep kartën ta shoh ditëlindjen. Kur të kesh ditëlindjen do vij

I moshuari: Nëse e kam datëlindjen pas kësaj, një kec do ta gjej. Edhe urën të mos e bësh, unë kecin do e gjej.

Mila: E paske në gusht

I moshuari: Gushtin tjetër dua urën unë.

Sara Mila: Për respekt të ditëlindjes, urën do ta bëjmë./ZËRI

Poll

MOS HUMB