
TIRANË- Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Kuvendit të Shqipërisë, opozita dhe maxhoranca do të përballen në SPAK. Pas tubimit, opozita ka lajmëruar me një reagimi zyrtar nga Partia Demokratike. PD pretendon se deputetët u kanosën me armë zjarri nga një efektiv i FNSH-së, ndaj për këtë qëllim do bëjë kallëzim në SPAK për Elisa Spiropalin, Ilir Prodën, Ervin Hoxhën, e Tonin Vocajn dhe të tjerë drejtues të Policisë së Shtetit.
“Grupi Parlamentar i PD do bëjë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët,”-bën me dije zyrtarisht Partia Demokratike.
Ndërkohë që në seancën e sotme, ministri i brendshëm Ervin Hoxha mes tensioneve në Kuvend gjatë fjalës së tij tha se do të bëjnë kallëzim penal në Prokurori për deputetët e opozitës. Kjo pasi u dyshua se deputetja Elda Hoti hodhi në seancën e sotme benzinë, ndërsa vetë demokratja pretendon se ishte aromatizues.
“Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë,"-tha Hoxha.
Kështu edhe njëherë pas përplasjeve, opozita dhe maxhoranca do të përballen sërish në dyert e SPAK./ZËRI