Politikë

Estrada e Ballshit/ Në skenë hyjnë edhe kushërinjtë e Lapajt, kërcënuan Shabanin: Dajos do ti .... motra!

Por pas kërcënimit nuk qëndron thjesht një aktivist por kushërinjtë e Adriatik Lapajt, konkretisht Matjan Rexhepaj dhe Aranit Rexhepaj të ndodhur në Kanada.

F.I
Estrada e Ballshit/ Në skenë hyjnë edhe kushërinjtë e
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani

TIRANË-Përplasja për mandatin brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes dy drejtuesve, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit vijon, ku së fundmi nuk kanë munguar as kërcënimet. Në një audio-mesazh të publikuar nga “Piranjat” dëgjohet një person i cili kërcënon në mënyrë të hapur Endri Shabanin. 

Personi e kërcënon Shabanin duke i thënë që doli shumë i pabesë dhe së shpejti do merren me të. Ai shprehet gjithashtu se Adriatiku nuk është asnjëherë vetëm dhe ka mbrapa një ushtri të tërë.

Aktivisti: O Endri më dëgjo dole shumë i pabesë do të kushtojë rëndë kjo. Ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatikun vetëm. Adriatiku mbrapa ka një ushtri të tërë. Dakord, po ti me ato nën rrogozet bashkë me atë dajë p***motrën që do ta gjej, s’ka ku në p***motre të veje. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë se besuam por dolët shumë të pabesë, do shihemi së shpejti.

Por pas kërcënimit nuk qëndron thjesht një aktivist por kushërinjtë e Adriatik Lapajt, konkretisht Matjan Rexhepaj dhe Aranit Rexhepaj të ndodhur në Kanada, shkruan TEMA.

Pas verifikimit të numrit rezulton se po i njëjti numër ishte përdorur për të kërkuar punonjës për një biznes të vogël në lagjen greke të Torontos (Greek Town), në Kanada. Sipas të dhënave publike dhe verifikimeve në rrjete online, ky biznes - "Monopol Cafe", është në pronësi të vëllezërve Rexhepaj, me origjinë nga Vlora, ndërsa numri i përdorur për të dërguar audio-mesazhet duket se i përket Matjan Rexhepajt. 

Një tjetër mesazh i shkruar i është dërguar edhe dajës së Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, nga vëllai tjetër, Aranit Rexhepaj, i cili i kërkon atij të tërhiqet, duke e kërcënuar se nuk do ta lërë "të kalojë kaq lehtë." 

Estrada e Ballshit/ Në skenë hyjnë edhe kushërinjtë e
MESAZHET

Burime bëjnë me dije se Lapaj është takuar me ta pak kohë përpara zgjedhjeve të 11 majit. Aktualisht nuk ka ende ndonjë reagim zyrtar nga Lapaj mbi këtë çështje.

Kujtojmë që "kriza" në koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nisi pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni nuk pranoi të dorëhiqet dhe i shkroi KQZ që kërkon të marrë mandatin e deputetit në rast se atij i vjen radha, edhe pse pozicionohet i nënti në listën e mbyllur të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet". Kjo solli edhe një përplasje në distancë mes Lapajt dhe Shabanit. Nga lista, Lapaj kërkon mandatin me pretendimin se mori në Tiranë 6500 vota, ndërsa Shabani 2 900 të tilla. Por duket se palët nuk kanë rënë dakord duke nisur një debat publik që do të zgjidhet vetëm në KQZ./ZËRI

Poll

MOS HUMB