Politikë

'Nuk jam shitësi i Shqipërisë', Rama: SPAK ka baltosur...kur të kapërcej pragun e asaj dere, do të shpëtoni nga unë

Në pyetjet e drejtuara përfshihen investimit në Sazan-Zvërnec, ku Rama thekson se askush nuk po e blen ishullin dhe nuk është shitës i Shqipërisë.

F.I
'Nuk jam shitësi i Shqipërisë', Rama: SPAK ka
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pritet të rikthehet me podcastin e tij 'Flasim', ku me anë të një video në rrjete, tregon çfarë do të sjellë në sezonin e ri. Rama shihet përballë gazetares Rudina Xhunga, në një intervistë maratonë me rreth 300 pyetje. Në videon e publikuar kreu i qeverisë ka ndarë disa nga përgjigjet shkurtimisht gjatë intervistës.

Në frazat e ndryshme gjatë bisedës, Rama ndalet te Bashkia e Tiranës, e cila sot nuk ka në krye një të deleguar, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli. Në pyetjet e drejtuara përfshihen investimit në Sazan-Zvërnec, ku Rama thekson se askush nuk po e blen ishullin dhe nuk është shitës i Shqipërisë.

Një përgjigje është dhënë edhe për SPAK-un, ku kreu i qeverisë deklaron se Prokuroria e Posaçme ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte nën akuzë. 

Edi Rama: Ka qenë një krim i mandatuar dhe një nga dy ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua, të dy e dinim.

Ata nuk po blejnë ishullin. Ata as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Republikës së Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.

Kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata të cilët do të merrte nën akuzë. Kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh. Prokurori bashkë me një gjykatës u bashkuan bashkë në një dhomë dhe vendosën që të bëjnë kryeministrin, parlamentin dhe presidentin. Unë këtë s’mund ta pranoj.

Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës, ai do të të vrasë. Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës.

 

Video mbyllet me një fjali nga Edi Rama, ku shprehet se "në momentin që unë e kapërcej pragun e asaj dere, ju do të shpëtoni nga unë."

Kreu i qeverisë njofton se intervista e plotë do të publikohet së shpejti./ZËRI

Poll

MOS HUMB