Politikë

"7 fëmijët e Ursulës"/ Rama me batuta nga Italia: Të ulen në tryezë e të dëgjojnë babanë dhe nënën (VIDEO)

Sipas Ramës, "7 fëmijët e Ursulës" duhet të përmbushin çdo kriter, ndësa ajo që duhet të ndryshojë ëshë radha e veprimit. 

zh.ll
"7 fëmijët e Ursulës"/ Rama me batuta nga Italia:
edi rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e Forumit “Intelligence on the ëorld, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”. 

Teksa foli për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Rama e shoqëroi fjalën e tij me batuta, duke i quajtur vendet kandidatë "7 fëmijët e Ursulës", referuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Sipas Ramës, "7 fëmijët e Ursulës" duhet të përmbushin çdo kriter, ndësa ajo që duhet të ndryshojë ëshë radha e veprimit. 

“7 fëmijët e Ursulës duhet të përmbushin çdo kriter, duhet të ndjekin rregullat për çdo kapitull dhe duhet t’i bëjnë ballë të gjithë procesit neurotik të makinerisë prej 35 mijë grash e burrash, që është makineria më burokratike që ka krijuar njerëzimi.

Ajo që duhet të ndryshojë është radha e veprimit: jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi politik. Të 7 fëmijët, përfshirë Ukrainën, duhet të jenë në tryezë si fëmijët e Ursulës. Si fëmijë duhet të dëgjojnë babanë dhe nënën, Francën dhe Gjermaninë, pastaj tezen Itali dhe të tjerët. Por duhet të jenë rreth asaj tryeze, ndërkohë që përmbushin kriteret.

Çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitulli. Nëse mbyll kapitullin për shkencën, për atë bëhesh anëtar dhe ke të njëjtat të drejta. Çdokush që duhet të marrë më shumë nga tryeza, i jep më shumë tryezës, por duhet të jenë të pranishëm", tha Rama.

Batuat nga ana e kryeministri shqiptar vijuan teksa shprehu rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në Bashkimit Evropian. Rama solli Shqipërinë si shembull, duke theksuar potencialin e burimeve natyrore.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka marrëdhënie me Rusinë dhe se prej vitesh nuk ka pasur vizita të autoriteteve të larta ruse në vend. Deklaratën e tij, Rama e shoqëriu me batutë duke përmendur presidentin rus, Vladimir Putin: “Po më merr Putini në telefon”.

“Ne jemi ata që nuk kemi asnjë marrëdhënie me Rusinë. Është vendi i vetëm në Europë dhe në botë që prej vitit 1960 s’kemi pasur asnjë autoritet rus që të na vizitojë. Nuk na merr malli, nuk presim të ndodhë. Jemi i vetmi vend në Europë ku s’ka një investim të mirëfilltë kinez dhe nuk na mungon çuditërisht. I besoj fort Europës, por kjo është thirrja e një të dashuruari”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB