Politikë

Florjan Binaj rikthehet te gara për Tiranën: Do kandidoj...i pavarur apo me opozitën?

Megjithatë, Binaj nuk dha më shumë detaje nëse do të kandidonte si një kandidat i pavarur, ndërsa i pyetur nëse si alternativë të dytë do ta shihte veten të përfshirë në një front të përbashkët opozitar, ai u përgjigj: “Po”.

zh.ll
Florjan Binaj rikthehet te gara për Tiranën: Do kandidoj...i pavarur
florian binaj-bashkia tirane

TIRANË- Aktori i njohur, Florian Binaj mund të jetë një nga emrat në garën e ardhshme për Bashkinë e Tiranës. Gjatë një interviste në Euronews Albania, Binaj foli për angazhimin e tij politik dhe nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë, Binaj nuk dha më shumë detaje nëse do të kandidonte si një kandidat i pavarur, ndërsa i pyetur nëse si alternativë të dytë do ta shihte veten të përfshirë në një front të përbashkët opozitar, ai u përgjigj: “Po”.

Vendimi për t'u anagazhuar, sipas Binaj, lidhet me dëshirën për të dhënë një kontribut konkret që mund të ndihmojë në përmirësimin e shoqërisë. Madje, Binaj shprehet se ky është një kontribut që mund ta jap kushdo që e mendon se mund të ndikojë në shoqëri. 

“Mendoj që kjo është gjëja e duhur që duhet të bëj, jo vetëm unë, por kushdo që ka një kontribut në shoqëri”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai shpreht skeptik se ndryshimi mund të arrihet vetëm përmes rrjeteve sociale. 

“Kushdo që mendon që ‘enough is enough’ (mjaft është mjaft), kushdo që mendon që ky qytet mund të përmirësohet, ashtu si çdo qytet, dhe mund të përmirësohet jo nëpërmjet algoritmit, mund të përmirësohet jo nëpërmjet like-ave, mund të përmirësohet jo nëpërmjet komenteve ‘Bravo shefi, yll shefi, sa i bukur shefi’ e postimeve, por sa do kapim e sa do postojmë”, deklaroi aktori.

Mbetet e paqartë nëse Florian Binaj do të hyjë në garë si kandidat i pavarur apo do t’i bashkohet një koalicioni më të gjerë opozitar.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Binaj shfaqet si emër potencial për drejtimin e Tiranës. Në tetor të vitit 2025, Binaj shpalli kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme që ishin planifikuar për nëntor. Binaj shpalli kandidaturën si kandidat i pavarur, por u mbështet nga opozita. 

Gjithsesi, zgjedhjet për Tiranën u anuluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të zgjedhjeve të parakohshme, zgjedhjet e radhës vendore pritet të zhvillohen në vitin 2027./ZËRI

Poll

MOS HUMB