
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka pasur po ashtu përplasje me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, ai e akuzoi kryetaren e Kuvendit se kishte shtyrë punimet për t'ju përshtatur axhendës së saj me takime jashtë vendit.
Por po ashtu, Noka paralajmëroi edhe ndryshime në postin e kreut të Kuvendit. Demokrati e paralajmëroi Spiropalin se në legjislacionin e ri në vjeshtë, do të zëvendësohej nga deputetja e zgjedhur e Elbasanit, Sara Mila.
“Është shumë e turpshme dhe e papranueshme që spikerja e parlamentit t’u thotë parlamentit të ma dini për nder që po bëj këto seanca. Ky parlament është i zgjedhur nga sovrani dhe sovrani na ka zgjedhur për të vazhduar punën në shërbim të ligjit, Kushtetutës dhe interesave të sovranit. Nuk është çështje humori e spikeres që thotë e mbyll sot dhe e mbyll. Turet tuaja turistike nuk mund ta bllokojnë axhendën e këtij parlamenti. Parlamenti ka dy nënkryetarë që mund ta zhvillojnë. Vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara aty të zërë vendin tënd, përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që drejton,”-tha Noka.
DEKLARATA ME VIDEO: