Politikë

Nga linja New York-Tiranë, tek diaspora në Parlament e “paketa e maleve”, çfarë premtoi sot kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Rinasit është në diskutime me kompaninë amerikane “Delta” për të mundësuar fluturime direkte SHBA-Shqipëri.

F.m
Nga linja New York-Tiranë, tek diaspora në Parlament e “paketa e
Edi Rama

SHBA- Gjatë vizitës së tij në New York ku pati dhe një takime shqiptarët, Kreu i qeverisëEdi Rama u ndal dhe në disa bashkëbisedime me qytetarë emigrant që parashtruan një sërë kërkesash. Një vajzë pyeti se kur do ta kishin të mundur të fluturonin nga New Yorku në drejtim të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Rinasit është në diskutime me kompaninë amerikane “Delta” për të mundësuar fluturime direkte SHBA-Shqipëri.

“Aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane DELTA për të nisur fluturime direkt nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë, ndërkohë që ne po bëhemi gati të hapim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, që do jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon. Me Air Albania apo diskutojmë për të mundësuar një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania dhe fluturimin e parë, kur do ndodhë nuk e di. Fluturimin e parë do ta bëjmë patjetër në New York,”- tha Rama.

Një tjetër qytetare kërkoi të dinte nëse kryeministrin Rama do ta fuste Diasporën në Parlament, duke qenë se tashmë do të kontribuojë me vota.

Dhe kreu i qeverisë tha se është i hapur për ccdo kandidaturë. Madje tregoi se kishte takuar një vajzë që kishte shprehur dëshirën të kandidonte.

“Sa i përket përfshirjes së emigrantëve drejtpërdrejtë në politikë dhe përfaqësimin e tyre në Kuvend, ne kemi hapur një platformë. Pak më parë, shtrëngova dorën me një vajzë që kashprehur dëshirë. Kush do, të kandidojë, ne më pas do zgjedhim mes atyre që kanë shprehur interes. Në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme do gjeni në të gjitha qarqet edhe shqiptarë që janë në emigracion,”- tha Rama.

Ai gjithashtu ftoi ccdo emigrant të investonte në Shqipëri, duke prezantuar edhe njëherë “paketën e maleve”.

“Do publikojmë program të ri për zonat malore, pikërisht për emigrantët që vijnë nga ato zona. Paketa e maleve, të gjithë atyre që janë në emigracion dhe duan të investojnë në vendlindje, një mundësi të re me shumë avantazhe të natyrës së taksave, detyrimeve dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga qeveria. Thirrja për shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe në Europë, nuk është ktheheni përgjithmonë, por po të investoni kursimet në Shqipëri, te shtëpia e gjyshit për ta kthyer në argotizëm, në fund të muajit do fitoni më shumë nga shtëpia e gjyshit se nga ai që u jep punë këtu dhe ju paguan me rrogë. Kush e ka një tokë të trashëguar sidomos në veri të Shqipërisë, ta dijë që po bën një investim të madh,”- tha Rama.

Poll

MOS HUMB