
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka pasur një përballje me një demokrat gjatë takimit që ka zhvilluar në Neë York. Ai e konsideroi veten antikomunist dhe demokrat, por Rama i dha një përgjigje. Kryeministri tha se kështu ka qenë dhe ai dikur, por sipas tij, Partinë Demokratike e kanë marrë komunistët më të këqinj. Kështu, Rama tha se vendosi të rrinte me komunistët që e pranojnë nga vijnë.
Pjesë nga biseda:
Demokrati: Jam antikomunist dhe demokrat i flaktë. Kam nderin që kam ardhur të takoj kryeministrin e shqiptarëve në Amerikë. Dhëmbi të shkon gjuha. Bashkë kemi komunikuar dhe e kam kur më ke thënë për rrugën e Dukagjinit. Erdhe në Dukagjin u hoqe gjobat që kishin marrë.
Edi Rama: Kam shumë qef kur më thonë janë antikomunist dhe demokrat i flaktë, kështu isha dhe unë, por PD na e morën komunistët më të këqij dhe thash më mirë po bashkohemi edhe me komunistët që nuk e mohojnë nga kanë ardhur, sa me nejt me ata që kur ishin të komunistët ishte më të zinjtë e komunistëve dhe pastaj dolën nga ana tjetër dhe filluan të flasin sikur erdhën nga hëna. Siç tregon historia e këtyre viteve, Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh. Shqipëria është e ndarë mes, e para punëtorësh dhe dembelësh dhe e dyta patriotësh e nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për tu fshehur pas tij.