
SHBA- Kryeministri EdiRama kakërkuar votën nga emigrantët shqiptarë në New York. Gkatë fjalës që mbajti para qytetarëve, Rama tha se me votat e tyre ai do të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2025. Dhe me mandatin e tretë, premton futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Jam këtu sot, përpara jush dhe të gjithë shqiptarëve të Amerikës, për t’ju thënë se në pranverën e ardhshme, dua votën tuaj nga Amerika, për ta bërë Shqipërinë 2030, anëtare të Bashkimit Europian dhe për ta ngritur, bashkë me ju, flamurin e Skënderbeut dhe Ismailit Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian në Bruksel, krah për krah të gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe europiane, të cilës i kemi përkitur gjithmonë historikisht, por historia gjithmonë na ka penguar t’i bashkohemi. Dhe sot është dita për ta bërë së bashku historinë,"- tha Rama.