
SHBA- Kryeministri Edi Rama foli për krenarinë që ndjen për Drejtësinë e Re. Kreu i qeverisë është pritur me qytetarë të veshur me kostume tradicionale në New York. Gjatë fjalës së tij, Rama dhe tha se është shumë i lumtur që po goditen figura me profil të lartë politik, ndërkohë që shtoi se ish-kryeministri Fatos Nano është dënuar nga partia në pushtet.
"Kurrë më parë në historinë tonë, një individ me profil të lartë politik nuk është hetuar, nuk është gjykuar dhe as dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Të gjithë ataqë janë dënuar më parë, që nga ministrat e diktaturës e deri tek ish-kryeministri Fatos Nano kanë qenë të dënuar politik të një drejtësie e cila qoftë në diktaturën komuniste, qoftë në demokracinë fëmijënore shqiptarë ka qenë e urdhëruar dhe e manipuluar nga partia në pushtet. Sot historia e partisë në pushtet që kontrollon drejtësinë ka marrë fund. Dhe unë jam krenar që me votën e shqiptarëve ne, Partia Socialiste në pushtet, udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi të cilën nuk e ka bërë asnjë nga vendet e reja të Bashkimit Evropian, përparahyrjes në BE. Lëre pastaj nga vendet e rajonit që ende s’ka ndodhur ajo që po ndodh në Shqipëri,"- tha Rama.