
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në New York. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë është futur i buzëqeshur në sallë. Ai ka nisur të takojë të gjithë mbështetësit. Shqiptarët, siç duket kanë respektuar traditën, pasi e kanë pritur Ramën të veshur me kostume tradicionale, qeleshe dhe tupanë. Pas përshëndetjeve, ka nisur të luhet dhe Himni Kombëtar.
Poll