
SHBA- Një emigrant ka kërkuar që Tirana të ketë akses për persona me aftësi të kufizuara. Ai u shpreh se jeton në New York pasi ka një djalë në karrocë dhe se Tirana nuk i ofron asnjë lehtësi. Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë u shpreh se tani nuk jepen më leje ndërtimi pa pasur të planifikuar dhe këtë lloj aksesi. Megjithatë, ai përmendi dhe rastin e një prindi.
“Ne prej kohësh nuk japimmë leje ndërtimi pa pasur akses për persona të kufizuar, por janë ende shumë institucione që janë aty prej kohësh dhe nuk ka akses. Nuk është se nuk e kemi në vëmendje, por kërkon shumë kohë. Jo më larg se javën e shkuar mora një ankesë nga një prind që kishte fëmijën në karrocë dhe që çdo ditë e ngjiste fëmijën në krahë deri në katin që kishte klasën.është një temë që ne përballemi rregullisht,”- tha Rama ndër të tjera.