Politikë

Ndodh në Lushnjë! Këngë dhe duartrokitje për Enver Hoxhën, e pranishme kryebashkiakja: Yll e dritë, qajnë pleqtë e të rinjtë

“Për Enverin yll e dritë… Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”, janë vargjet e recituara në prani të kryetares së Bashkisë, Eriselda Sefa, e cila ka marrë edhe fjalën.

F.I
Ndodh në Lushnjë! Këngë dhe duartrokitje për Enver
PAMJE NGA AKTIVITETI

LUSHNJE-Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar reagime të shumta. Pamjet e ndara nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, tregojnë momente nga aktiviteti i administruar nga Bashkia, ku duartrokitet dhe këndohet për diktatorin, Enver Hoxha.

“Për Enverin yll e dritë… Qajnë pleqtë qajnë të rinjtë”, janë vargjet e recituara në prani të kryetares së Bashkisë, Eriselda Sefa, e cila ka marrë edhe fjalën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Krahas pamjeve demokrati Korreshi e ka cilësuar ngjarjen si “një turp të madh” dhe “një skandal bashkiak”, duke kërkuar reagim publik nga kryetarja e Bashkisë. Deputeti i PD ka kërkuar marrjen e masave ndaj organizatorëve të aktivitetit, duke argumentuar se bëhet fjalë për persona që paguhen nga taksat e qytetarëve.

“Në mjedisin e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit, i cili administrohet nga Bashkia Lushnjë – glorifikohet diktatori, i këndohet dhe duartrokitet. Kjo në prani të kryetares së Bashkisë, e cila ka marrë dhe fjalën. Një turp i madh, një skandal bashkiak! Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, shoqja Eriselda Sefa, duhet të dalë e të kërkojë ndjesë publike përballë qytetarëve dhe të përndjekurve, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk gjejnë dot eshtrat e familjarëve të tyre nga bëmat e diktatorit. Dhe me një akt duhet të shkarkojë të gjithë organizatorët publikë që paguhen nga taksat tona, të cilat kanë lejuar glorifikimin e diktatorit“, shkruan deputeti Korreshi.

Poll

MOS HUMB