Politikë

"Mos i çoni fëmijët në shkollë orën e parë, nisni nga e hëna"/ Berisha shkakton të qeshura mes gazetarëve

Sali Berisha kërkoi që të hënën të bojkotojnë orën e parë të mësimit, si shenjë revolte për mbylljen e aplikacionit "TikTok".

k.m.
"Mos i çoni fëmijët në shkollë orën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një kërkesë për nxënësit dhe prindërit. Këtë 7 mars, Berisha kërkoi që të hënën të bojkotojnë orën e parë të mësimit, si shenjë revolte për mbylljen e aplikacionit "TikTok". Por plani iu "prish" sepse gazetarët e njoftuan se e hëna është ditë pushimi. Reagimi i kryedemokratit shkaktoi të qeshura në sallë, por megjithatë, protesta u shty për të martën. 

"Greva huaj është të bojkotoni mësimin që ditën e hënë. Do të ishte madhështore të mungoni sa më shumë, orën e parë gjë madhështore që të mungonin sa më shumë,. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë në mësim,"-tha Berisha në fjalën e tij.

MOMENTI ME VIDEO: 

Censura ndaj TikTok-ut/ Berisha u bën thirrje fëmijëve dhe të rinjve: Bojkotoni mësimin! Filloni grevën të hënën në orën e parë

Së pari njëherë, protesta e nxënësve, studentëve dhe të rinjve para kryeministrisë me datën 15 do jetë protesta më e bukur, më madhështore që ka parë Shqipëria gjer sot. Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe, që ka smartfonin, përballet, del, bëhet luftëtar kundër diktaturës në mbrojtje të TikTokut dhe kundër censurës. Unë u them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura, fillon diktatura. Ndaj, dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktin tuaj, pjesëmarrjen në protestë, bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme. Babai i tij ka firmosur varjen në litar të Havzi Nelës me 10 gusht 1988 vetëm për vargjet që ai shkroi kundër babait të Edi Ramës dhe miqve të tij. Edi Rama rikthehet tek instinktet e tij atërore sepse ju i keni bërë kritika apo e keni tallur për arrogancën e tij dhe ai tani kthehet dhe e mbyll. Por unë kam edhe një thirrje tjetër se e shoh që temperatura e kësaj revolte tek të rinjtë po ngjitet me shpejtësi. Kam një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve. Po, ia vlen. Të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja, ai që u vë censurën, ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Këtu problemi është se një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj, kërkon të varë në sheshin ‘Skënderbej’ TikTokun, pse e kritikoni ju, atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Atëherë ua lë në dorën tuaj ta çojnë të martën, por doja ta fillonit të hënën me një bojkot të orës së parë. Dhe u garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore. E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese.

Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB