TIRANË-Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ku është zgjedhur strukturat drejtuese. Takimi është hapur me fjalën e kryedemokratit Sali Berisha.
Në rendin e ditës janë përfshirë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, Sekretariatit të PD-së, si edhe e Komisionit të Apelimit. Vendimet që do të merren nga Këshilli Kombëtar pritet të përcaktojnë strukturën kryesore drejtuese të Partisë Demokratike për periudhën në vijim.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se:“Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së”,
Për postet e nënkryetarëve janë propozuar 6 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen 3: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.
Postin e sekretarit të Përgjithshëm e ka mbajtur Flamur Noka, i cili kërkon një mandat të dytë, ndërsa riviali i tij do të jetë deputeti Saimir Korreshi. Vetë deputeti u shpreh për mediat se kandidimi ishte një vendim i marrë në momentet e fundit, por i pavarur.
Emrat e personave të propozuar:
Belind Këlliçi
Luçiano Boçi
Xhonatan Pano
Nikola Kedhi
Besa Manaj
Erisa Bajaziti
Këta janë kandidatët për nënkryetarë të PD-së. Nga këta 6 do të zgjidhen 3.
Për sekretar të përgjithshëm:
Flamur Noka
Saimir Korreshi
Sekretar organizativ:
Agron Loka
Klevis Balliu
Sekretar për dixhitalizimin:
Etjon Kapedani
Renald Rista
Sekretar për burimet njerëzore:
Andi Mustafa
Marjo Runa
Sekretar për urbanizmin dhe territorin:
Gentian Kaprata
Maksim Kola
Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore:
Arlind Ahmetaj
Marash Logu
Sekretar për çështjen e pronave dhe luftën kundër korrupsionit:
Endira Bushati
Ledina Mandija
Sekretar për marrëdhëniet me publikun:
Denisa Kele
Viola Kapedani
Sekretar për të drejtat e njeriut:
Franc Nuri
Ledjo Nuraj
Sekretar për organizatat partnere dhe shoqërinë civile:
Eva Metaj
Malvina Lika
Sekretar për të përndjekurit politikë:
Lorenc Luka
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për integrimin europian:
Fjoralba Dizdari
Sivila Hasaj
Sekretar për pushtetin lokal:
Agron Haxhimali
Ylli Hasani
Sekretar për emigracionin dhe diasporën:
Et’hem Aga
Petrit Tafaj
Sekretar për aksionin qytetar:
Erges Eskiu
Jurgen Spaho
Me plotësimin e strukturave drejtuese, demokratët synojnë të konsolidojnë ekipin politik që do të shoqërojë kryetarin Sali Berisha në drejtimin e opozitës dhe në përballjet e ardhshme politike.