Politikë

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, mbërrin kryeministri Rama (VIDEO)

Në fokus të takimit, pritet të jetë bilanci i punës së bërë në terren në kuadër të nismës "Prania Besnike".

zh.ll
Mbledhje te “Vila e Kuqe”, mbërrin kryeministri Rama (VIDEO)
edi rama

TIRANË- Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, do të mbledhë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në "Vilën e Kuqe". Takimi pritet të nisë në orën 14:00, ndërsa kryeministri Rama sapo ka mbërritur. 

Në fokus të takimit, pritet të jetë bilanci i punës së bërë në terren në kuadër të nismës "Prania Besnike". Sakaq, pritet që drejtuesit politikë të PS-së, të raportojnë mbi ecurinë e kësaj nisme dhe angazhimet e zhvilluara në qarqet përkatëse. 

"Prania Besnike" nisi me 4 shtator. Nisma është kërkuar nga kryeministri Edi Rama, me synim praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave në komunitet. "Prania Besnike" u njoftua nga vetë kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke deklaruar se kjo nismë do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës dhe do të bëhet gjithmonë për sa kohë ai do të jetë kryetar i Partisë Socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB