Politikë

Ambasadorja e BE në Tiranë: Shqipëria të çojë deri në fund reformat, Kuvendi ka një rol kyç

Amabasadorja u shpreh se Eurpoa është e interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike dhe Kuvendi ka rolin kryesor.

F.I
Ambasadorja e BE në Tiranë: Shqipëria të çojë
Sofia Moreira de Sousa

TIRANË-Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira se la Sousa gjatë fjalës së saj në Konferencën Ndërparlamentare, ka theksuar se Shqipëria duhet të çojë përpara reformat që ka nisur për të vijuar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sousa kërkoi që gjithë shoqëria shqiptare të përfshihet në diskutime, që ndihmojnë në procesin e integrimit. Amabasadorja u shpreh se Eurpoa është e interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike dhe Kuvendi ka rolin kryesor.

Sofia Moreira de Sousa: E ardhmja europiane e Shqipëisë po bëhet gjithmonë e më shumë e prekshme. Reforma në drejtësi është një reformë që ka ndihmuar në forcimin e drejtësisë, Shqipëria ka ecur në kuadrin ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e të dhënave.

Me planin e Rritjes së Planit të BE Shqipëria po përfiton nga ata gjëra, që përfitojnë aktualisht vendet anëtare. Për ne kyçe është që qytetarët shqiptarë të ndjejnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ne jemi të interesuar që Shqipëria të ketë institucione demokratike. Kuvendi ka një rol kyç në procesin e integrimit të vendit në BE, sepse Kuvendi është zëri i qytetarëve, ofron mundësinë që të debatohen vendimet politike.

Kjo është shumë e rëndësishme, kur Shqipëria dëshiron të ecë përpara me reformat. Duhet të përfshihet e gjithë shoqëria në integrim. Ne këtu jemi duke shkëmbyer përvojën, njohuritë dhe përditësinë e punës sonë. Rrugëtimi i Shqipërisë në BE e ka shndërruar vendin, por ky shndërrim duhet të vazhdojë. Qytetarët për dekada të tëra i kanë dhënë besimin e tyre BE. Destinacioni është ë shumë se anëtarësim, por është një Europë me rezistente ndaj kërcënimeve.

Poll

MOS HUMB